Our Lady of Medjugorje Messages containing 'lotë'
Total found:
2
Mesazhi, 18 Mars 2007 - E shfaqura vjetore për Mirjanën
Kjo është një ngjarje shumë e rëndësishme për Mirjanën dhe është e shoqëruar gjithnjë me
lotë
gëzimi por edhe me një farë vuajtje. Ishin më shumë se njëmijë pelegrinë rreth saj. Është datëlindja e vegjentes, dhe në përfundimin e të shfaqurave të përditëshme, Zoja i kishte premtuar të resë se për të gjithë jetën nuk do të mungonte në diten e festës saj. Kështu ka bërë dhe këte vit, duke i lënë këte mesazh:
“
B
ij të dashur, vij tek ju si nënë me dhurata. Vij me dashuri e zemërdhëmbshuri. Bij të dashur, tek unë keni një zemër të madhe. Dëshëroj që në Te të jenë gjithë zemrat tuaja të pastruara nga agjërimi dhe lutja. Dëshëroj që sëbashku, përmes dashurisë, zemrat tona të triunfojnë. Dëshëroj që përmes këti triumfi të shihni vertetësinë e vertetë, udhën e vertetë, jetën e vertetë. Dëshëroj të shihni Birin Tim. Ju falënderoj.
”
Pastaj Zoja ka plotësuar dhuraten e vet me Bekimin e saj, një dhuratë kjo e çmueshme. Por ka dashur të saktësojë se i saji është vetëm bekim prej nëne dhe ka kërkuar lutje të përditëshme për ata:
“që Biri im i ka zgjedhur e bekuar”
– pra për meshtarët, ka thënë Marjana.
Mesazhi, 2 Qershor 2008 - Mesazhi për Mirijanen
“
B
ij të dashtun, unë jam me ju për hir të Hyjit për ta ba të madh, shumë të madh besimin dhe dashuninë ndër ju të gjithë. Ndër ju që mëkati dhe fajet jua kanë ba zemren gurë. Due që t’ju ndriçoj, shpirtna të devoçëm, me një dritë të re. Lutuni që lutja ime të gjej zemra të hapuna që të mund t’i ndriçoj me forcen e besimit në udhën e dashunisë dhe shpresës. Të jeni kambngulës. Unë do të jem me ju.
”
*
Ndërsa Zoja thonte këto, shikonte personat e pranishem të cilëve ju drejtohej me dhimbje në fytyrë dhe
lotë
ndër sy.
To compare Medjugorje messages with another language versions choose