Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ndersa'
Total found:
3
Mesazhi, 2 Tetor 2007 - Apparitions to Mirjana
“
B
ij të dashur, ju ftoj të më shoqëroni me zemër të hapur dhe me besim të plotë në misionin që Hyji më ka besuar. Udha ku unë ju prij, për vullnet të Hyjit, është e vështirë por kerkon këmbëngulje, dhe në fund, do të gjendemi të bashkuar të gjithë tek Hyji. Ndërkaq, bijt e mi, mos pushoni së luturi për dhuntinë e besimit. Vetëm përmes besimit Fjala e Hyjit do të jetë dritë në errësirën që do të na mbulojë. Mos kini frikë. Unë jam me ju. Ju falënderoj”. Mirjana ka shtuar edhe: “Në fund të të shfaqurit,
ndersa
Qielli hapej, kam parë një dritë të dendur dhe të fortë dhe Zoja ka hyrë në qiell përmes asaj drite.
”
Mesazhi, 2 Dhjetor 2007 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashur,
ndersa
shoh në zemrat tuaja, zemra ime mbushet dhëmbje e drithma. Bijt e mi, ndaluni për një çast dhe shikoni zemrat tuaja. Biri im, Hyji juaj, a është me të vertetë në vendin e parë? Janë me të vertetë ligjët e tij masa e jetës suaj? Ju këshilloj përsëri. Pa fe nuk ka afersi me Hyjin, nuk ka Fjalë të Hyjit që është drita e shelbimit dhe drita e sjelljes së mirë.
”
Mesazhi, 2 Prill 2008 - Të shfaqurit për Mirjanën
“
B
ij të dashtun, edhe sot,
ndersa
jam me ju me dashuninë e madhe të Hyjit, deshroj t’ju pyes: ju, a jeni me mue? Zemra juej a asht e hapun për mue? A më lejoni që unë t’jua pastroj me dashuninë time dhe ta pergatis për Birin tim? Bijt e mi, jeni të zgjedhun sepse në kohen tuej një hir i madh i Hyjit ka zbritë nga qielli. Mos hezitoni ta prismi. Ju falenderoj.
”
To compare Medjugorje messages with another language versions choose