Mesazhi, 2 Korrik 2007 - Apparitions to Mirjana
“Bij të dashur, në
dashurinë e madhe të Hyjit, sot vi tek ju për
t’ju udhëhequr në udhën e përvujtnisë dhe të
butësisë . Puna e parë në këtë rrugë, bijt e
mi, është Rrefimi. Hiqni dorë nga krenaria
juaj dhe gjunjëzohuni përpara Birit tim. Le
ta dini bijt e mi se të vetem nuk keni asgjë
dhe nuk mund të bëni asgjë; e vetmja gjë keni
është mëkati. Pastrohuni dhe pranoni të jeni
të përvujtë dhe të butë. Biri im mund të kishte
fituar me forcë por ka zgjedhur butësinë,
përvujtninë e dashurinë. Ndiqni Birin tim
dhe më jepni duart tuaja me qellim që të
ngjitemi sëbashku mbi mal dhe të fitojmë. Ju
falënderoj! ”
Në fund Mirjana ka thënë: “Zoja nuk
kishte ndër mend një mal material o një
lokalitet, por një mal në kuptimin shpirtëror,
simbolik sepse rruga jonë që të çon tek Hyji
është një e përpjetë”