Search this website | ||||
Our Lady of Medjugorje Messages containing 'ndërsjellë'“Të dashur bij! Kur mbi tokë mungon dashuria, kur nuk gjendet udha e shpëtimit, unë, Nëna, vij për t’ju ndihmuar që të njihni besimin e vërtetë, të gjallë e të thellë; t’ju ndihmoj që të doni me të vërtetë. Si Nënë, dëshiroj me gjithë shpirt dashurinë tuaj të ndërsjellë, mirësinë dhe pastërtinë. Është dëshira ime që të jeni të drejtë dhe të doni njëri˗tjetrin. Bijtë e mi! Jini të gëzuar në shpirt, jini të pastër, jini fëmijë! Biri im ka thënë se i pëlqen të rrijë mes zemrave të pastra, sepse zemrat e pastra janë gjithmonë të reja dhe të gëzuara. Biri im ju ka thënë të falni e të doni njëri˗tjetrin. E di se nuk është gjithmonë e lehtë: vuajtja bën të mundur që të rriteni në shpirt. Që të rriteni sa më shumë të jetë e mundur shpirtërisht, duhet të falni e të doni sinqerisht dhe me të vërtetë. Shumë bij të mi mbi tokë nuk njohin Birin tim, nuk e duan. Por ju, që doni Birin tim dhe e mbani në zemër, lutuni, lutuni dhe, duke u lutur, të keni Birin tim pranë jush: që shpirti juaj të thithë Shpirtin e tij! Unë jam në mesin tuaj dhe flas për gjëra të vogla dhe të mëdha. Nuk do të lodhem t’ju flas për Birin tim, dashuri e vërtetë. Prandaj, bijtë e mi, m’i hapni zemrat tuaja, më lejoni t’ju udhëheq si nënë! Jini apostuj të dashurisë së Birit tim! Si Nënë ju lutem: mos harroni ata që Biri im i ka thirrur për t’ju udhëhequr! Mbajini ata në zemër e lutuni për ta! Ju falënderoj! ” To compare Medjugorje messages with another language versions choose | | |||
Our Lady of Medjugorje Messages Find messages Enter words or phrase Random Messages “Live my messages and put into life every word that I am giving you. May they be precious to you because they come from heaven.” ( From message, 25 Qershor 2002 ) | Medjugorje Live Current time in Medjugorje (CET): Deep concern & disturbing information: Caritas of Birmingham & 'A Friend of Medjugorje' Terry Colafrancesco, Alabama EXPOSED Updated: 2 Qershor 2013
Latest news & articles 15 Prill 2017 24 Shtator 2016 5 Prill 2016 2 Tetor 2015 Latest videos 11 Qershor 2018 10 Maj 2018 13 Prill 2018 31 Mars 2018 16 Mars 2018 Most read articles Most watched videos Most watched Medjugorje Photos Gallery albums Favorite content related to Medjugorje" | |||
Our Lady of Medjugorje Messages Medjugorje Videos Medjugorje News & Articles Medjugorje Web Sites Links Picture & Photo Galleries The Polls | Copyright © 2005-2024 Medjugorje WebSite medjugorje.ws medjugorie.ws medugorje.ws ourlady.eu and content contributors | |||