Search this website | ||||
![]() | ![]() | ![]() | ![]() | ![]() |
![]() | Our Lady of Medjugorje Messages containing 'thotë'“Të dashur bij! Ju ftoj të jeni të guximshëm dhe të mos tërhiqeni, sepse edhe e mira më e vogël, shenja më e vogël e dashurisë e mund të keqen që po bëhet gjithnjë më e dukshme. Bijtë e mi! Më dëgjoni në mënyrë që e mira të ketë epërsi, që të mund të njihni dashurinë e Birit Tim! Ajo është dashuria më e madhe: krahët e Birit Tim që përqafojnë. Ai që e do shpirtin, ai që është dhuruar për ju dhe gjithnjë përsëri jepet në Eukaristi, ai që ka fjalët e jetës së pasosur. Të njohësh dashurinë e tij, të ndjekësh gjurmët e tij do të thotë të kesh pasurinë e përshpirtërisë. Ajo është një pasuri që jep ndjenja të mira dhe sheh dashuri e mirësi kudo. Apostuj të dashurisë sime, bijtë e mi, ju jeni si rrezet e diellit që, me ngrohtësinë e dashurisë së Birit tim, ngrohin të gjithë përreth tyre. Bijtë e mi! Botës i duhen apostuj dashurie, botës i duhen shumë lutje: por lutje të thëna me zemër e me shpirt, dhe jo vetëm të shqiptuara me buzë. Bijtë e mi! Priruni drejt shenjtërisë, por në përvujtëri! Në përvujtërinë që i lejon Birit tim të bëjë nëpërmjet jush atë që ai dëshiron. Bijtë e mi! Lutjet tuaja, fjalët tuaja, mendimet dhe veprat, e gjithë kjo ju hap ose ju mbyll dyert e Mbretërisë së Qiejve. Biri im ju ka treguar udhën dhe ju ka dhënë shpresën, dhe unë ju ngushëlloj dhe ju jap guxim. Sepse, bijtë e mi, unë e kam njohur dhimbjen, por kam pasur fe dhe shpresë. Tani kam shpërblimin e jetës në Mbretërinë e Birit tim. Prandaj më dëgjoni, kini guxim, mos u tërhiqni! Ju falënderoj! ” To compare Medjugorje messages with another language versions choose | | ![]() | |
Our Lady of Medjugorje Messages ![]() Find messages Enter words or phrase Random Messages “From day to day I wish to clothe you in holiness, goodness, obedience and God's love, so that from day to day you become more beautiful and more prepared for your Master.” ( From message, 24 Tetor 1985 ![]() | Medjugorje Live Current time in Medjugorje (CET): ![]() ![]() Deep concern & disturbing information: Caritas of Birmingham & 'A Friend of Medjugorje' Terry Colafrancesco, Alabama EXPOSED Updated: 2 Qershor 2013
Latest news & articles ![]() 15 Prill 2017 24 Shtator 2016 5 Prill 2016 2 Tetor 2015 Latest videos ![]() 11 Qershor 2018 10 Maj 2018 13 Prill 2018 31 Mars 2018 16 Mars 2018 Most read articles ![]() Most watched videos ![]() Most watched Medjugorje Photos Gallery albums ![]() ![]() Favorite content related to Medjugorje" | |||
Our Lady of Medjugorje Messages Medjugorje Videos Medjugorje News & Articles Medjugorje Web Sites Links Picture & Photo Galleries The Polls | Copyright © 2005-2024 Medjugorje WebSite medjugorje.ws medjugorie.ws medugorje.ws ourlady.eu and content contributors | |||